Shqiperia

Kosovës i është ushtruar më shumë presion – Abc News

schedule19:44 – 18 Mars, 2023

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Mill deklaroi se Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti, i është ushtruar më shumë presion në lidhje me planin evropian, për normalizmin e marrëdhënieve me Serbinë.

Në një intervistë për ABC News, Milo u shpreh se Kurtit i është ushtruar preson për Asociacionin, sepse kjo është pika më delikate për Kosovën.

Sipas Milos, Asociacioni është çështja që Vuçiç po e përdor “si armë” në të gjitha ntakimet me Kurtin, për të cilën ka thënë se nëse nuk formohet, nuk do të ketë marrëveshje.

“Kam përshtypjen që më shumë presion i është ushtruar Kosovës, i është ushtruar Kurtit për Asociacionin, sepse kjo është pika më delikate për Kosovën, por që është edhe çështja ku i ka varur më tepër shpresat dhe e ka kthyer në një kusht paraprak nga vet Vuçiçi, para se të miratohej në tërësi një marrëvershje. Ai e ka bërë shumë të qartë, çështja e parë që duhet të zbatohet është Asociacioni. Pa këtë, ka thënë Vuçiç, ne nuk vëmë firmën në marrëveshje, ose nuk e miratojmë marrëveshjen në tërësi. A do t’i qëndrojë këtij kushti Vuçiçi? Nuk kemi parë që të ketë ndonjë arm♪7 më të fortë se këmbëngulja për Asociacionin”, theksoi ai./abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button