Show-Biz

Kristi dhe Deamishel i drejtohen Luizit: Do të jetë turp ta fitosh ti, ti je më i dobëti këtu

Luiz Ejlli ditën e sotme (e shtunë) ka pasur një përballje të ashpër me Deamishelin dhe Kristin.

Dyshja iu kundërvunë artistit shkodran duke i thënë se nuk e meriton fitoren në këtë edicion të Big Brother VIP Albania.

“Ti i vështirë për t’u eliminuar, me këtë sjellje që ke treguar brenda e ke analizuar mirë veten, ke menduar mirë çdo gjë që ke bërë brenda. Ti je më i dobëti këtu. Ti ke abuzuar, ke kërcënuar, ke gënjyer, ke mashtruar ti ke gjithë karakteristikat më të këqija të një njeriu”, u shpreh Deamishel.

Foto: Screenshot/YouTube

Kristi nga ana tjetër theksoi se është turp të fitojë një person sikurse Luizi, sepse që nga fillimi vetëm turp ka bërë.

“Do të jetë turp të fitosh ti. Ke ngrënë turp dhe do të vazhdosh të hash edhe më shumë turp”, ka thënë ai.

Foto: Screenshot/YouTube

Luizi vazhdoi t’i shikonte dhe të mos i merrte parasysh fjalët e tyre, duke mos i konsideruar fare si banorë.

Ejlli në spektaklin e natës së sotme është në nominim me Kristin dhe me Armaldo Kllogjerin. /Telegrafi/




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button