Shqiperia

Një humbje jete nga COVID-19 në 24 orët e fundit – Abc News

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 303 testime,  ka 7 qytetarë të infektuar, ka  1 humbje jete dhe 6 të shëruar në 24 orët e fundit

18 Mars 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 303 testime, nga të cilët 7 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19:

5 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Durrës, Vlorë.

Janë 154  qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit   ka 1 humbje jete me SarsCov2, një qytetar 67 vjeç, nga Saranda.

Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,961 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 18 Mars 2023)

Raste të reja ditore               7

Të shëruar në 24 orë            6

Të shtruar në spitale             4

Humbje jete në 24 orë           1

Testime ditore                        303

Testime totale                   2,045,552

Raste pozitive                      333,716

Raste të shëruara                  329,961

Raste Aktive                             154

Humbje jete                              3,601

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                      136

Berat.                         7

Fier                           5

Vlorë                         3

Durrës.                      2

Shkodër.                    1

Në përditësim…




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button