Shqiperia

Nuk do të dalë “tym i bardhë” nga oxhaku i vilës së Titos – Abc News

schedule19:31 – 18 Mars, 2023

Ish ministri i Jashtëm, Paskal Milo nuk beson se do të ketë një marrëveshje, nga takimi i sotëm në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Në një intervistë për Euronews Albania, Milo u shpreh se do të ketë sërish negociata, të cilat mund të mbahen pas disa ditësh.

Sipas Milos, fakti që takimi vijon prej orësh, do të thotë se palët nuk kanë dakordësi.

“Sot, për mua, nuk besoj se do të dalë “tym i bardhë” nga oxhaku i vilës së Titos në Ohër. Nuk besoj se sot do të kemi një marrëveshje përfundimtare për pranimin e aneksit në mënyrë të detajuar nga të dyja palët. Besoj se do të lihet dera e hapur, për të pasur një bisedë të dytë, një negocim të dytë që mund të jetë pas disa ditësh. Aneksi u është paraqitur palëve, për mënyrën sesi do të zbatohet marrëveshja. Por palët kanë paraqitur opsionet e tyre rreth aneksit që u është propozuar”, theksoi ai./abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button