Show-Biz

Qetsori përplaset ashpër me Oltën: Kush je ti të tallesh me ne

Fituesi i Big Brother Albania 2, Qetsor Ferunaj pak janë më parë u bë pjesë e edicionit të dytë VIP të këtij formati.

Që në hyrjen e tij ai u duk që doli krah aktores Olta Gixhari teksa shoqërohej me të dhe i jepte këshilla për lojën.

Por, një debat i ashpër ka ndodhur së fundmi mes dyshe të cilët janë përplasur me njëri-tjetrin pas një diskutimi që Olta nisi me Nitën.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Fillimisht ishte këngëtarja nga Kosova që nisi debatin me aktoren dhe më pas këtij diskutimi iu bashku edhe Qetsori.

“Më ke sulmuar unë nuk të kam thënë asnjë muhabet, ti ke dyshime në kokën tënde, si tallesh ti me mua, kush je ti të tallesh me ne, të ka kapur gënjeshtra në kokë”, tha Qetsor.

Ndërkohë, Olta tha se ky debat që po bëjnë është pikërisht një raport që Luizi dëshiron t’i shoh ata të dy.

“Kur të kam sulmuar unë, Luizi mund të thotë çfarë të dojë se ai dëshiron të na shoh kështu, ti erdhe të sqarohesh me mua, por vjen e tallesh me mua, kush je ti që tallesh kështu me mua, a je në terezi ti, unë jam vetëm këtu, nëse ka një njeri që do merrem je ti”, u shpreh Gixhari.

Ndryshe, kujtojmë që sonte (e shtunë) mbahet spektakli i radhës dhe tre banorët e nominuar janë Luizi, Kristi dhe Armaldo. /Telegrafi/




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button