Sport

Real Madrid ka vendosur, kërkon rikthimin e Brahim Diaz – Abc News

schedule12:00 – 18 Mars, 2023

Real Madrid e ka kuptuar më në fund se Brahim Diaz është gati për të qenë pjesë e projektit të “Los Blancos”.

Mesfushori i talentuar spanjoll është në pronësi të Real Madrid, por ata e kanë dërguar disa herë në huazim, duke mos i dhënë mundësinë për të qenë pjesë e ekipit të tyre të parë.

Tashmë, duke parë performancën e Brahim Diaz për tre vite te Milan, thuhet nga gazeta spanjolle “As” se Real Madrid dëshirojnë të rikthejnë në shtëpi mesfushorin sapo huazimi i tij të te Milani të skadojë në qershor.

E njëjta media raporton se Real Madrid dëshiron t’i rinovojë kontratën 23-vjeçarit dhe t’i ofrojë një mundësi me fanellën e bardhë./ h.ll/abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button