Sport

Tirana me “zemër në dorë”, barazon në frymën e fundit ndaj Bylisit – Abc News

schedule15:57 – 18 Mars, 2023

Tirana ka marrë një barazim në çastet e fundit të ndeshjes ndaj Bylisit në shtëpinë e këtyre të fundit.

Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-0 edhe pse rastet ishin të shumta për bardheblutë.

Pjesa e dytë u mendua se do të ndryshonte diçka në lidhje me Tiranën, por ishte Bylisi ai që bëri mrekullinë. Në minutën e 66-të, pas zhvillimit të një goditje dënimi, topi shkon te Eskuerdinha në pozicion ballor dhe ai lëshon një predhë drejt portës, ku topi devijohet nga Bekaj në shtyllë e pastaj përfundon në rrjetë.

Tirana tentoi disa herë të barazonte, ku në minutën e 81-të pati edhe mundësinë e artë për të shënuar me anë të Hasanit i cili gjuan në ecje e sipër, por Teqja përgjigjet me gatishmëri duke grushtuar topin. Mrekullia ndodh pranë fundit të lojës, ku në minutën e 90-të të sfidës, Hasani godet dhe Damçevski dërgon topin në portën e tij pasi gjuajtja e Hasanit kthehet nga Teqja dhe përplaset te mbrojtësit .

Me këtë rezultat, Tirana ka humbur shansin e artë për t’u shkëputur me tre pikë të tjera ndaj rivalëve të tyre, Partizanit. Me këtë barazim, Tirana renditet ende në vendin e parë me 44 pikë, 3 më shumë se Partizani.

Nga ana tjetër, Bylis ndodhet në vendin e nëntë me 28-të pikë, duke rrezikuar shumë rënien nga kategoria./ h.ll/abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button