Shqiperia

VIDEO/113 mijë € në makinë, del para gjykatës efektivi i RENEA-s i lidhur me grupet kriminale për trafikun e drogës – Abc News

schedule09:22 – 18 Mars, 2023

Ka dalë para gjykatës për masën e sigurisë, Altin Morina, shef i stërvistjes në repartin RENEA, i arrestuar pak ditë më parë me 113 mijë euro teksa levizte me një automjet luksoz audi Q8.

Ndaj tij prokuroria ka ngritur 3 akuza, pastrim parash, fshehje të ardhurash dhe shpërdorim detyre.

Morina dyshohet se ishte përfshirë në trafikun e heroinës dhe kokainës, me grupet kriminale në Tiranë, Shkodër dhe Elbasan.

Gjithashtu, dyshohet se Morina ka lidhje dhe me Kreshnik Halilajn, i cili u arrestua më heret për arsenal armësh dhe drogë. Në këtë rast efektivi dyshohet se ka fshehur prova duke thënë se kokaina e gjetur në shtepinë e Halilajt nuk ishte kokainë, por miell buke.

Momenti kur Morina ka dalë para Gjykatës:

/abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button