Sport

VIDEO/ “Qytetarët” nuk “tolerojnë” ish-kapitenin, Manchester City “shkatërron” Burnley-n në FA Cup – Abc News

schedule20:45 – 18 Mars, 2023

Manchester City duket se i është rikthyer “avazit” të vjetër dhe po “shpërfytyron” çdo kundërshtar që i del para, e kësaj here radhën e kishte Burnley i ish-kapitenit të “qytetarëve”, Vincent Kompany, të cilët i mundën me rezultatin e thellë 6 me 0.

Fitorja e “bluve” u vendos që në pjesën e parë me “vikingun” Haaland, i cili realizoi 2 herë në minutat e 32’-të dhe 35’-të, mirëpo nuk do të mbaronte me kaq. Norvegjezi shënoi sërish në minutën e 59’-të për të plotësuar 3-golëshin e tij.

Në listën e golashënuesve hyri dhe argjentinasi Julian Alvarez, i cili “vuloi” emrin e tij me një dopietë në çerek-finalet e FA Cup, në minutat 62’ dhe 73’, ndërsa për golin e 6-të mendoi prodhimi i akademisë së “qytetarëve”, Cole Palmer, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 68’-të.

Me këtë fitore Manchester City arriti në gjysmë-finalet e Kupës së Anglisë dhe tashmë do të presë ditën e nesërme, 3 kundërshtarët e mundshëm në raundin e radhës. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT:

 




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button