Sport

VIDEO/ Tottenham humb “toruan” në fund, Southampton i “rrëmben” londinezëve 1 pikë “mbijetese” – Abc News

schedule17:55 – 18 Mars, 2023

Tottenham ka zhgënjyer totalisht futbolldashësit ditën e sotme, teksa nuk ka arritur të ruajë rezultatin e thellë 1 me 3, që kishte ndaj Southampton, me “shenjtorët” që për pak përmbysën gjithçka dhe u ndalën në rezultatin 3 me 3.

Ekipi i Contes do merrte avantazhin në minutën e 45-të me golin e Porros, pas një asisti të koreanit Son, mirëpo baraspesha u vendos shumë shpejt, teksa në minutën e 46’-të të pjesës së dytë, Che Adams trondit mysafirët.

Spurs gjetën avantazhin pas vetëm 19 minutash dhe e thelluan atë 9 minuta më vonë, me Harry Kane në minutën e 65’-të dhe kroatin Ivan Perisic në minutën e 74’-të.

Mirëpo, nuk do të mbaronte me kaq pasi Theo Walcott në minutën e 77’-të dhe kapiteni James Ward-Prowse kthyen gjithçka në favor të vendasve, duke e çuar rezultatin e përgjithshëm në 3 me 3 e për rrjedhojë duke fituar 1 pikë tepër të rëndësishme në garën për mbijetesë.

Kështu, Southampton arrin në kuotën e 23 pikëve dhe aktualisht ndodhet në vendin e fundit, por vetëm 2 pikë larg mbijetësës, ndërsa Tottenham arriti në kuotën e 49 pikëve dhe tashmë pozicioniohet në vendin e 4-rt, në renditje ose e thënë ndryshe në zonën Champions. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN:




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button