Show-Biz

Xhuli nuk doli fituese e BBVK, reagon Arbenita Ismajli: Edhe një herë tjetër drejtësia nuk shkon në vend

Modelja nga Drenica, Xhuli Nura u rendit e treta nga pesë banorët finalist të Big Brother VIP Kosova –  teksa çmimin e madh e fitoi reperi nga Shqipëria, Stresi.

Mes shumë reagimesh, një tjetër personazh publik, modelja Arbenita Ismajli ka shprehur zhgënjimin për humbjen e Xhulit.

Në një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Arbenita tha se në trojet shqiptare drejtësia asnjëherë nuk shkon në vend.

Foto: Arbenita Ismajli/Instagram

Sipas modeles, Xhuli arrit që të fitonte dashurën e publikut brenda tre muajve të qëndrimit në shtëpinë e famshme të BBVK.

“Edhe një herë si çdo herë, drejtësia nuk shkon në vend në Shqipëri. Big Brother kishte vetëm një fituese dhe të gjithë e dimë kush e dha shembullin më të mirë aty…Me rëndësi është që dimë kush ishte e dashura e të gjithëve. Nga 0 te 100 për vetëm 3 muaj. Xhuli”, ka shkruar Arbenita.

Foto: Juliana Nura/Instagram

Theksojmë që pas Stresit që doli fitues, i dyti ishte humoristi Vedat Bajrami ndërsa dy finalistët e tjerë Artan Thaçi dhe Mbresa Hajrullahu ishin të eliminuan të parë të finales.

Reperi nga Shqipëria do të fitoi 160 mijë euro nga 200 mijë sa ishte në total pasi nga 10 mijë do të ndahen për katër finalistët. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Xhuli Nura




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button