Sport

Deri kur do të vazhdoni me lajme të pavërteta – Abc News

schedule12:55 – 19 Mars, 2023

Prej ditësh tashmë aludimet se Lionel Messi mund të vazhdojë karrierën e tij në Arabinë Saudite janë shtuar gjithnjë e më shumë. Në media gjithashtu përflitet dhe për një kontratë “faraonike” nga rivalët e Al-Nassr së Ronaldos, Al Hilal, të cilët sipas mediave janë të gatshëm të japin plot 600 milionë euro për vetëm 2 sezone, për “pleshtin”.

Përveç, Al Hilal në “vallen” e aludimeve janë gjithashtu Inter Miami nga Kampionati amerikan i futbollit, si dhe një rikthim te Barcelona ku arriti gjithçka. Mirëpo, babai i kampionit të botës me Argjentinën, Jorge Messi, i cili njëkohësisht është dhe menaxheri i “pleshtit” ka reaguar mbi këto lajme.

“Deri kur do të vazhdoni me lajme të pavërteta?! Cilat janë provat tuaja? Gjithçka që po flitet është false. Ne nuk do të vazhdojmë të tolerojmë shpikje të tjera që bëhen për të fituar ndjekës”,- është shprehur tepër i revoltuar babai i Leo Messit, duke mos dhënë kështu asnjë detaj për të ardhmen e 35-vjeçarit. /i.m /abcnews.al 




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button