Kosova

Gjermania uron Kosovën dhe Serbinë: Tani duhet të zbatohet marrëveshja që është rënë dakord

Gjermania e ka quajtur lajm të mirë arritjen e marrëveshjes së Kosovës me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve, në takimin e djeshëm 12 orësh, i cili ishte i ndërmjetësuar nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe i dërguari special për dialogun, Miroslav Lajçak.

Kështu ka shkruar zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, i cili ka shtuar se tani duhet të zbatohet marrëveshja që është rënë dakord mes dy palëve, njofton Klankosova.tv.

“Urime për këtë progres për të vendosur marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës në një pikëmbështetje të re! Tani gjithçka ka të bëjë me marrjen e udhëheqjes për mbajtjen dhe zbatimin e asaj që është rënë dakord. Ne do të jemi në krahun tuaj për të përmbushur perspektivën tuaj evropiane!”, ka thwnw Hebestreit.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button