Kosova

Putini voziti veturë në Mariupol të Ukrainës mbrëmjen e së shtunës (VIDEO)

Presidenti rus Vladimir Putin sot ka bërë një vizitë të papritur në Mariupol të Ukrainës.

Për këtë vizitë të tij është publikuar një video në të cilën shihet Putini duke vozitur një veturë nëpër rrugë gjatë natës. Kremlini zyrtar deklaroi presidenti rus shkoi  vonë të shtunën.

Ky besohet të jetë udhëtimi i tij i parë në një territor ukrainas të okupuar nga Rusia.

Zyrtarët e qytetit ukrainas thanë se Putin e kishte vizituar Mariupolin natën në mënyrë që të mos e shihte qytetin e shkatërruar ditën.

Kremlini tha se vendimi i Putinit për të shkuar në Mariupol ishte “spontan”. Udhëheqësi rus raportohet gjithashtu të ketë takuar komandantët e lartë ushtarakë në Rostov-on-Don, një qytet rus në lindje të Mariupolit.

Vizita u duk se ishte një shfaqje sfide pasi një urdhër-arresti për krime lufte u lëshua për të nga Gjykata Ndërkombëtare Kriminale të premten.

Putin vizitoi gjithashtu Krimenë dje për të shënuar përvjetorin e nëntë të aneksimit të gadishullit të Detit të Zi nga Ukraina.

Ai aneksoi rajonet ukrainase të Donetskut, Khersonit, Luhanskut dhe Zaporizhzhisë në shtator, duke nënshkruar një ligj që “i zhyti” ato në Rusi pas të ashtuquajturit referendum të refuzuar si një mashtrim nga Ukraina dhe Perëndimi, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button