Show-Biz

Debat i ashpër në Post BBVK, Shota akuzon produksionin: Sado që u munduat ta mbroni Xhulin, e fitoi Stresi

Të hënën është mbajtur Post Big Brother VIP Kosova, ku banorët e edicionit të parë të këtij spektaklit kanë diskutuar për ngjarjet dhe dinamikat e zhvilluara brenda 103 ditëve.

Një prej debateve ka përfshirë edhe modelen Xhuli Nura dhe aktoren Shota Baraliu, të cilat janë shquar si protagoniste të debateve shumë të forta brenda në shtëpi.

Ato kanë ngritur tonin gjatë një përplasje me njëra-tjetrën, gjersa në nervozizëm e sipër, Shota ka akuzuar produksionin se ka favorizuar Xhulin.

“Sado që u munduat ta mbroni Xhulin, e fitoi Stresi “, ka thënë aktorja nga Suhareka në një moment.

Me të dëgjuar këtë, prezantuesja e Post Big Brother VIP Kosova, Elita Rudi, ka reaguar menjëherë duke thënë se produksioni nuk ka bërë favorizime.

Debati mes tyre ka vazhduar duke u bërë edhe më i ashpër, me Shotën e cila i është drejtuar Xhulit: “Ke menduar se do të përfundosh në ndonjë reklamë ndërkombëtare, përfundove në paketim të miellit”.

Me këtë ajo iu referuar faktit që Xhuli në natën finale fitoi një kontratë një vjeçare bashkëpunimi me komapninë e miellit “M&Sillosi”, për t’u bërë imazh i promovimit të produkteve të tyre. /Telegrafi/




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button