Shqiperia

Liri ka por e kontrolluar, pronarët përdorin median si armë – Abc News

Liria e medias, përhapja e informacionit, trysnia nga faktorët politikë por edhe ndikimi që ka pasur në shoqëri kanë qenë ndër çështjet kryesore që janë analizuar në raportin vjetor i Departamentit amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut. Konkretisht, vëzhguesit amerikanë kanë vënë në dukje se qeveria, partitë politike, bizneset dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikonin në media në mënyra të papërshtatshme.

Si shembull është marrë shembja në dhjetor e hotelit “Prestige resort” nga Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, me argumentin që janë shkelur ligjet e ndërtimit. Pronari i hotelit, njëkohësisht edhe pronar i disa mediave dhe bizneseve të tjera, Irfan Hysenbelliu, ka pretenduar se shembja e objektit ka ardhur si pasojë e kritikave dhe kundërshtimeve që ka patur ai ndaj qeverisë.

Nga ana tjetër qeveria insistoi se shëmbja e hottelit ishte kryer në përputhje me ligjet në fuqi. Mirëpo, raporti ka konstatuar rastet që pronarët e mediave kanë përdorur pozitën e tyre si një armë për interesat e tyre. Ndërkohë, akuza më e rëndë dhe më e re që përmendet në raport për herë të parë këtë vit është përzierja e mediave në aferën e hetuar nga SPAK të inceneratorëve.

Departamenti i Shtetit citon publikimin e pagave në dhjetor të vitit 2021 ku provohet se disa media dhe televizione qendrore si dhe gazetarë të njohur morën shuma të mëdha parash nga inceneratorët, kompani që ishin nën hetim për korrupsion.

“Rrjedhjet e pagave në dhjetor 2021 dhe janar sugjeruan se disa gazetarë të shquar dhe media morën pagesa direkte nga kompanitë e kontraktuara për të ndërtuar inceneratorë. Kompanitë e inceneratorëve ishin nën hetim për korrupsion dhe mashtrim.”, citohet në raport.

Departamentit i Shtetit po ashtu pretendon se ka pasur raporte të besueshme sipas së cilave, përfaqësuesit e lartë të mediave përdornin organet e tyre për të ushtruar shantazh ndaj bizneseve, duke i kërcënuar ato me pasqyrim negativ. Në dokumentin e publikuar përmendet edhe rasti i ish- prokurores Elizabeta Imeraj, e cila ngriti një padi penale kundër gazetarit Isa Myzyraj për shpifje.

Myzyraj raportoi se kishte marrë kërcënime, të cilat ai pretendoi se ishin reagimi i Imerajt ndaj komenteve të tij në rrjetet sociale gjatë një procesi vetingu që rezultoi me largimin e saj nga detyra më 27 prill akuzat për pasurinë dhe integritetin e saj. Në fund të vitit çështja mbeti në gjykim në Gjykatën e Rrethit Elbasan.

Qeveria tërhoqi një paketë legjislative kundër shpifjes që kishte miratuar provizorisht në 2019, pas kritikave nga gazetarët, mediat organizatave dhe Komisionit të Venecias. Por raporti gjithashtu kritikon mënyrën se si shumë portale online operojnë në vend, pronësinë e tyre të dyshimtë dhe axhendat që ata ndjekin.

 

 

 

 




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button