Kosova

Në Ulqin të Malit të Zi, Kelmendi flet për librat dhe politikën (VIDEO)

Libraria që mban emrin e kryeqytetit shqiptar të Malit të Zi, ishte vendi ku të dielën mbrëma u fol rreth shkrimeve, por edhe identitetit kombëtar të kësaj pakice që jeton në shtetin përgjatë detit Adriatik.

Këtë emër e mban edhe mysafiri special i natës, që është nga Kosova por ka lidhje të forta me vendin ku është mysafir.

Ulqinakët u ndjenë të nderuar nga vizita e gazetarit dhe drejtorit të Klan Kosova, Adriatik Kelmendi. 

Edhe formati me pyetje e përgjigje me të pranishmit ishte zgjedhur me shkas.

Si nip Ulqini që është, Kelmendi shfaqi mirënjohje për pritjen në qytetin e dashur për të.

Teksa kujtoi fëmijërinë e kaluar këndej pari, ai tha se çelës kryesor i suksesit të tij ishte pikërisht publicistika.

E pavarësisht sfidave ndër periudha, shqiptarët, sipas autorit të “Rubikon” dhe disa librave, përparuan shumë, pa i shkëputur lidhjet mes vete, pavarësisht se ku u ra hise të jetojnë.

Takimi rreth 1 orësh përfundoi duke uruar që të tillë të organizohen edhe në të ardhmen.

 


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button