Kosova

Qeveria ndan mbi 7 milionë euro për subvencionimin e rrymës

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen Elektronike në të cilën ka ndarë 7,278,747.59 euro për zbatimin e masës 3.7 – Mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Përmes një komunikate për media, Qeveria bën me dije se mjetet e ndara do të përdoren për subvencionimin e energjisë elektrike për konsumatorët fundorë, me qëllim të uljes së ndikimit të tarifave të energjisë, që reflektojnë në faturat e konsumatorëve.

“Kushtet dhe kriteret e shfrytëzimit të këtyre mjeteve përcaktohen me vendimin  e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 21/94 të datës 24 gusht 2022”, thuhet më tej në komunikatë, transmeton Klankosova.tv.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button