Kosova

Shoqata e të burgosurve politikë mbështetë marshin për drejtësi për krerët e UÇK-së në Hagë

Pak ditë para mbajtjes së marshit për drejtësi të ftuar nga Platforma “Liria Ka Emër”, për 2 prill, nga ora 14:00 në Prishtinë, ideatori i platformës, Ismail Tasholli, ka takuar sot Shoqatën e të Burgosurve Politik.

Kryetarin Shefik Sadiku dhe anëtarë tjerë të Shoqatës, Tasholli i ka informuar për idenë e marshit solidarizues dhe organizimin e tij, që do të mbahet një ditë para nisjes së procesit gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, transmeton klankosova.tv.

Kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës, Shefik Sadiku dhe anëtarët e pranishëm në këtë takim, deputeti Hydajet Hyseni dhe Berat Luzha, pasi u informuan për qëllimin e marshit konfirmuan mbështetjen për të, ndërsa theksuan se krerët e UÇK-së në Hagë, tash e dy vite po mbahen si të burgosur politik.

Marshi për drejtësi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së do të nisë nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button