Show-Biz

Vdes kitaristi i “Hawkwind”, Mick Slattery

Kitaristi i “Hawkwind”, Mick Slattery, ka vdekur në moshën 77-vjeçare.

Anëtari themelues i grupit legjendar të rokut ndërroi jetë në shtëpi më 17 mars pas një sëmundjeje të shkurtër.

Shoku i grupit të Slattery, Dave Brock – i cili bashkëthemeloi grupin, fillimisht të quajtur Group X, në vitin 1969 – ndau lajmin me një postim prekës në Facebook.

Foto: YouTube

Ai nuk specifikoi sëmundjen nga e cila vuante Slattery.

Slattery dhe Brock formuan “Hawkwind” në Ladbroke Grove, Londër, duke përfshirë basistin John Harrison, bateristin Terry Ollis dhe tastieristin, Michael ‘Dik Mik’ Davies.

Ata njihen më së shumti për këngën e tyre “Silver Machine”, e cila u bë një këngë hit në Mbretërinë e Bashkuar në 1972.

Foto: Twitter

“Hawkwind” ka pasur një listë vazhdimisht rrotulluese të anëtarëve të grupit, me 42 muzikantë që shfaqen si pjesë e formacionit në pesë dekada që nga formimi i tij.

Vdekja e Slattery i ka lënë të pikëlluar të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të.

Foto: Facebook

Reagimet nëpër rrjete sociale qenë të menjëhershme nga fansat, miqtë e bashkëpunëtorët. /Telegrafi/

Foto: Facebook




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button