Shqiperia

Vrasja e Vajdin Lames e Klodian Saliut/ Luftar Reçi dëshmon sot me dyer të mbyllura në GJKKO – Abc News

schedule10:12 – 20 Mars, 2023

Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet procesi për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut.

Këtë të hënë do të dëshmojë Luftar Reci, që ka bashkëpunuar me Prokurorinë për zbardhjen e vrasjeve të 18-të viteve më parë.

Nga burgu i Drenovës ku vuan dënimin, Reçi është transporuar drejt GJKKO nën masa të rrepta sigurie, duke qenë se kërkesa e tij për të dëshmuar me skype nuk u pranua.

Me kërkesë të SPAK, trupi gjykues vendosi që seanca të mbahet me dyer të mbyllura, me argumentin se cënohet siguria e dëshmitarit dhe në të njëjtën kohë mund të bëhen të dhëna publike që mund të cënojnë procesin.

Të pandehur për këto dy vrasje janë marrë, Viktor Ymeri, Emilajno Shullazi, Plaurent Dervishaj, Lulzim Berisha, Indrit Rusi, Indrit Taullai dhe Luftar Reci./abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button