Kosova

Abdixhiku: Në aneks-marrëveshjen nuk ka obligime për Serbinë (VIDEO)

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Lumir Abdixhiku, ka folur për aneksin e propozimit evropian për dialogun, për të cilin u dakorduan kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq në Ohër, të shtunën.

Në Rubikon me Adriatik Kelmendin, ai ka deklaruar se Serbisë nuk i kërkohen obligime.

“Kjo marrëveshje jep dy gjëra, e para i kërkon Serbisë normalizimin me Kosovën, por pa njohje. E dyta, i kërkon Kosovës disa obligime”.

“Në këtë marrëveshje apo aneks-marrëveshje nuk ka obligime për Serbinë. Më thoni nga pikat që janë në aneks, çfarë obligime ka Serbia? Obligimet për Serbinë nuk janë të detajuara”, ka thënë Abdixhiku./Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

 

 


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button