Kosova

Arianit Jakupi rikthehet në krye të Odës së Farmacistëve

Gjyqi i Nderit, në kuadër të Odës së Farmacistëve të Kosovës, e ka konsideruar të jashtëligjshëm vendimin për mocionin e mosbesimit të kuvendit të kësaj ode për shkarkimin e kryetarit, Arianit Jakupi.

Këtë e bëri të ditur vet Jakupi, ai ka thënë se ankesa e tij është aprovuar dhe se votimi i delegatëve llogaritet në shkelje statutare dhe ligjore nga Gjyqi i Nderit.

“Dua të falënderoj të gjithë kolegët dhe miqtë që i kanë besuar punës time të drejtë. Por edhe të gjithë strukturës së OFK-ës, edhe nga mandati i kaluar, por edhe në këtë mandat”, ka thënë Jakupi.

“Gjithashtu, dua të falënderoj anëtarët e Gjyqit të Nderit për vendim të paanshëm dhe profesional lidhur me çështjen për të cilën kam bërë ankesën”.

Kuvendi i Odës së Farmacistëve, më 25 janar të këtij viti, e kishte shkarkuar Jakupin me 29 vota pro, në një mbledhje të jashtëzakonshme. Arsyeja e shkarkimit është se gjatë procedurave të zgjedhjeve që i ka pasur kjo odë në muajin qershor të vitit të kaluar, thuhet se ai ka shkelur një rregullore.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button