Kosova

Arrestohet postieri, e fshehu një zarf me disa fotografi të ndjeshme brenda

Policia e Kosovës e ka arrestuar një postier të Postës së Kosovës, si i dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Në njoftimin e PK-ës thuhet se postieri gjatë orarit të punës në mënyrë të kundërligjshme kishte larguar një zarf nga zyra e postës.

Bazuar në informatat e pranuara dyshohet se në zarf kanë qenë disa fotografi të ndjeshme.

“Mbi bazën e dyshimeve Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë ka arritur të identifikojë të dyshuarin dhe në konsultim me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, i dyshuari është shoqëruar në polici për intervistë në cilësinë e të dyshuarit, përderisa në cilësinë e dëshmitarit është intervistuar edhe një person tjetër”, thuhet në njoftim.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button