Kosova

Dugolli: Mbetet enigmatike si do të veprohet tutje me aneksin e zbatimit të propozimit evropian

Profesori universitar, Bujar Dugolli, ka folur rreth dakordësimit që është arritur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë për ankesin e zbatimit të propozimit evropian për dialogun.

Në Edicionin Special, ai ka theksuar se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet që Kosovës t’i qëndrojnë besnike në atë që i kanë dhënë në kuadër të krejt këtij zhvillimi të ri politik në procesin e dialogut.

“Të them të drejtën, të gjithë e kanë pritur se ky plani i veprimit do të ishte ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim nga çdo dakordësi ndërkombëtare apo rajonale. Sepse ka një planveprimi që parashikohen në hapa për secilin nen, apo secilën çështje se si do të zbatohet apo afatet. Dhe ajo ishte pak zhgënjyese si të them, me atë që pamë si plan të zbatimit sepse lihet shumë dykuptimësia në shprehje edhe mbetet shumë çështje enigmatike se si do të veprohet më tutje”, ka thënë Dugolli.

“Për shembull, kur janë në pyetje zotimet do të thotë ndërkombëtare, faktori ndërkombëtar po e dëshiron si diçka që është e përfunduar e kryer, edhe pse nuk ka nënshkrime të palëve, dhe tani mbetet mundësia që të dyja palët, me theks të posaçëm Serbia, e cila në vazhdimësi i kanë interpretuar të gjitha marrëveshjet e këtij procesi që nga viti 2011 e tutje, me atë dykuptimësinë destruktive në favor të palës së vet dhe në disfavor të palës së Kosovës”.

“Në rast se BE-ja dhe ShBA-ja nuk iu qëndrojnë besnike qëndrimeve që u kanë dhënë palëve, sidomos Kosovës, nuk mund të flitet për një sukses, pos për një siç po quhet një status-quo e re, e cila ka shumë të paqarta sa i përket procesit” , ka theksuar Dugolli.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button