Show-Biz

E ndërpreu marrëdhënien me Kristin, Keisi: U zgjova një ditë dhe nuk ndjehesha si në fillim

Shkëputja e marrëdhënies mes Keisit dhe Kristit, e cila ndodhi një ditë pas daljes së Sabianit nga shtëpia, ka qenë pikë diskutimi mes banorëve.

Të shumta kanë qenë aludimet për ndarjen e menjëhershme të tyre, disa mendojnë se shkaku ishte Sabiani, disa të tjerë thonë se ata nuk kanë pëlqim për njëri-tjetrin, e të tjerë aludojnë se e gjitha nisi si një lojë mes tyre.

Në fakt, çifti, ndonëse e njoftoi ndarjen, nuk i sqaroi mjaftueshëm arsyet, që të bindnin edhe banorët për shkëputjen e këtij raporti.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Distancimi i tyre ishte i menjëhershëm çka ngriti dyshime te të gjithë. Lidhja e tyre fillimisht nisi shumë qetë dhe pa nxitimin e asnjërës palë. Pak ditë më parë, teksa Keisi po bisedonte me Oltën në dhomën e gardërobës, ajo tha se nuk ka vëmendjen e duhur të Kristit dhe se nga kjo marrëdhënie, ajo ka harruar veten.

Ndërsa Kristi, ende ka pikëpyetje për distancën e menjëhershme. Ai thotë se në shtëpi është krijuar një ambient shumë toksik, prandaj ata zgjodhën të qëndrojnë të ndarë.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

“Është ambient toksik për marrëdhënien këtu, erdhi një moment që nuk e përballoja më, unë jam treguar person si nuk ndikohet shumë, por këtë herë më kanë vënë në pozita të vështira, unë thash nuk bëhet këtu, nuk është momenti dhe situata, në bisedën me Kejsin ne u mirëkuptuam thjeshtë e mbyllëm me një përqafim”, u shpreh Kristi.

Ndërkohë, Keisi tha se e ka kuptuar se ndjena nuk ishte e njëjtë si në fillim, prandaj ata vendosën që këtë marrëdhënien do të mund ta vazhdonim jashtë.

“Unë nuk luaj me zemrën time. Kam qenë banorja më e sinqertë e këtij Big Brotheri. Kur unë nuk e ndjejnë diçka që nuk dua të vazhdojnë më dhe janë disa gjëra që po më pengojnë unë e ndalojë këtë. Nuk ndihesha më si në fillim, pata një pëlqim të madh në fillim, që ishte shumë i bukur të vazhdonte ashtu si nis. Nëse do ndikonte babi, do vazhdoja akoma, por u mblodhën shumë situata. Nuk më pëlqente më kjo situata që përfshihesha vetëm për marrëdhënien me Kristin. U futa shumë brenda vetes dhe po rrija vetëm me Kristin. U zgjova një ditë dhe i mendova gjërat ndryshe. Dhe më pas thash më mirë po e ndërpres këtë marrëdhënie. Kuptova që nuk kishte aq kimi sa kishte në fillim”, tha ajo.




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button