Kosova

Hill: Nënshkrimi i marrëveshjes nuk është shumë i rëndësishëm, zbatimi është çështja reale

Marrëveshja që Serbia dhe Kosova arritën në Ohër është ligjërisht e detyrueshme edhe pa nënshkrim, konfirmoi ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Beograd, Christopher Hill, dhe theksoi se një nga elementët kyçë të marrëveshjes është që detyrimet e të dy palëve janë pjesë e procesit të integrimit evropian.

Hill ka theksuar për agjencinë serbe të lajmeve “FoNet” se është bërë e qartë se formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është urgjent dhe i rëndësishëm, duke kujtuar se ky është një obligim që është pranuar para 10 vitesh nga Kosova, Serbia dhe BE-ja.

“Nga këndvështrimi i publikut serb, është shumë e rëndësishme që organizatat ndërkombëtare, si BE-ja, të kenë një marrëveshje të cilës duhet t’i përmbahen dhe të sigurojnë zbatimin e saj”, tha Hilli dhe shtoi se Asociacioni është i rëndësishëm për t’i ofruar komunitetit serb në Kosovë siguri dhe të ardhme, shkruan Klankosova.tv.

“Unë kam qenë i përfshirë në shumë negociata ku nuk ka pasur asnjë nënshkrim në fund të procesit. E di që ka shumë diskutime për këtë, por nuk mendoj se ka shumë rëndësi. Pyetja e vërtetë është të vazhdohet me zbatimin dhe kjo do të jetë interesante të shihet në javët dhe muajt e ardhshëm”, deklaroi ambasadori amerikan në Serbi.

I pyetur për deklaratën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq se do të zbatojë aneksin e propozimit evropian deri në vija të kuqe, Hill u përgjigj se “Vuçiqi ka thënë qartë se çfarë mund të pranojë dhe çfarë jo”.

“Në vend që të flasim për vijat e kuqe, duhet të fokusohemi në faktin se ai e kishte shumë të qartë me BE-në se çfarë mund të bënte, si dhe kur, gjë që mendoj se është mirë. Mendoj se duhet bërë edhe nga ana e Kosovës”, tha Hill.

Marrëveshja e Ohrit është ligjërisht e detyrueshme pavarësisht se nuk është nënshkruar dhe do të jetë pjesë e kornizës negociuese në rrugën drejt Bashkimit Evropian të Kosovës dhe Serbisë, janë mesazhet e këtyre ditëve të përfaqësuesve ndërkombëtarë nga Uashingtoni dhe Brukseli. Mesazhet e mosnënshkrimit dhe nënshkrimit të dy negociatorëve janë më shumë për përdorim të brendshëm, sipas analistëve. Dhe serbët në Kosovë janë të hutuar, sepse nuk kanë marrë një mesazh të qartë.

Mirëpo, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, lidhur me marrëveshjen evropiane për Kosovën dhe aneksin e zbatimit, ka deklaruar se ajo është ligjërisht e detyrueshme për Serbinë kur ajo nënshkruan ose vulos diçka ose verbalisht pajtohet me të. /Klankosova.tv

Intervistën e plotë e gjeni në Radion Evropa e Lirë.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button