Kosova

Kamberi: Raporti i DASh-it potencoi diskriminimin etnik të shqiptarëve në Serbi

Shtetit në Raportin për Praktikat e të Drejtave të Njeriut për vitin 2022, ka potencuar diskriminimin etnik të shqiptarëve në sferat jetike.

Kamberi tha se në Raportin për Serbinë, në seksionin “Dhuna dhe Diskriminimi Sistemik Racor apo Etnik”, raporti godet ashpër Serbinë për diskriminimin sistematik shtetërorë e institucional, që sipas tij, ndaj shqiptarëve të Luginës, po zbatohet ndër vite.

“”Shqiptarët etnikë ishin subjekt i diskriminimit dhe papunësisë… Qeveria padrejtësisht i bëri shqiptarët subjekt të pasivizimit për të zvogëluar numrin e shqiptarëve etnikë që jetojnë në Serbi,” thekson Raporti i DASH”, ka shkruar Kamberi, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, sipas Kamberit, Raporti thotë se “aplikimi i këtij pigji për të targetuar shqiptarët nënkupton spastrim etnik përmes masave administrative”.

“Siç është potencuar edhe në raportin e Komisionit të Helsinkit të Serbisë, vazhdon tutje Raporti, duke potencuar se “autoritetet serbe duhet ndaluar të gjitha praktikat diskriminuese ndaj minoriteteve etnike,” përfshirë këtu edhe “gjuhën fyese e të urrejtjes,” kryesisht të përdorur publikisht nga zyrtarët shtetëror serb sikurse shefi i Shërbimit serb të intilegjencës (BIA) A. Vulin”, shkroi Kamberi, transmeton Klankosova.tv.

Më tutje, sipas tij, raporti i DASh-it nënvizon edhe çështjen e nënpërfaqësimit të shqiptarëve në institucione publike e shtetërore, që sipas tij, është forma më e vrazhdë e diskriminimit dhe mosrespektimit të obligimeve ndaj shqiptar, që siç tha, Serbia i ka marrë me tri marrëveshjet e nënshkruara me përfaqësuesit shqiptarë në vitet 2001, 2009 dhe 2013.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button