Show-Biz

Kiara emocionohet nga befasi që merr nga vëllai, e pyet edhe për mendimin që ai ka për Luizin

Moderatorja e njohur, Kiara Tito është padyshim një prej banoreve më të komentuara të Big Brother VIP Albania.

Rrugëtimi i saj është bërë edhe më i veçantë pasi ajo prej javësh ka krijuar një lidhje dashurie me këngëtarin Luiz Ejlli.

Kohë më parë Kiara brenda shtëpisë së famshme mori një befasi ku edhe takoi të atin e saj, i cili gjithashtu u njoftua me Luizin.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Ndërsa, sonte ( e martë) gjatë spektaklit, Kiara u befasua nga një tjetër person i dashur për të, vëllai i saj më i vogël.

Kiara pati mundësin që përmes një videos të fliste me të teksa u emocionua nga ky moment special për të.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Por, moderatorja ka shfrytëzuar rastin që vëllai e saj të vetëm ta pyeste edhe për mendim që ai kishte për partnerin e saj.

“Si të duket burri i motrës”, e pyeti Kiara.

Ai u shpreh se ka shumë simpati për Luizin dhe sipas tij është më i miri.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

“Shumë i bukur, më i miri, mezi pres të iu takojë të dyve në Tiranë”, tha vëllai i moderatores.

I gjithë ky moment u ndoq me interes edhe nga Luizi, i cili e shikoi nga dhoma tjetër bashkë me banorët. /Telegrafi/




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button