Kosova

Mjeku: Njoftimi i ujësjellësit i shkruar me dorë u bë me qëllim (VIDEO)

Zëdhënësja e KRU Prishtina, Arjeta Mjeku, ka shpjeguar pse njoftimin për shkarkimin e aplikacionit të E-KRUP në iOS dhe Android, e ka bërë me dorëshkrim.

Në një lidhje direkte në lajmet e mëngjesit në Klan Kosova, ajo tha se këtë e ka bërë me qëllim duke e ndërlidhur me të shkuarën.

“Unë e kam bërë një ndërlidhje të së shkuarës me të tashmen për shkak se tashmë jemi mësuar të punojmë vetëm me tastiera, me telefona, me laptopë, kam dashur ta bëj këtë ndërlidhje duke iu referuar shumë faktorëve, kam bërë një marketing organik sepse shkrimi i bukur reflekton shumë”, tha ajo.

Mjeku tutje u shpreh se me këtë shkrim, qëllimi i saj ka qenë ta tërheq vëmendjen e konsumatorëve që të shkarkojnë aplikacionin në fjalë.

“Me këtë shkrim qëllimi im ka qenë që ta tërheq vëmendjen e konsumatorëve që të shkarkojnë aplikacionin në IOS dhe Android, që të bëjnë pagesa të rregullta për shërbimet e ujësjellësit. Qëllimi është arritur mirëpo duke u bazuar në shumë faktorë të së kaluarës ka arritur edhe rezultati, sepse njerëzit sot kanë nevojë për diçka të vjetër. Kam konstatuar që njerëzit kanë nevojë më shumë për dorëshkrime, që mos të shkruajnë vetëm në kompjuterë”, shtoi ajo.

Mjeku tutje zbuloi se kur ishte në shkollë, mësuesja e saj e ndjerë, e ka dërguar në të gjitha shkollat e Kosovës shkrimin e saj, pasi ishte i bukur.

 


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button