Kosova

Reagon LDK: Hyseni tenton ta mashtrojë publikun me të pavërteta

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan i ka reaguar kryetarit të kësaj komune, Alban Hysenit, pasi ky i fundit sot mbajti konferencë të jashtëzakonshme për media, nëpërmjet së cilës ka paraqitur, siç tha ai, tri raste të keqpërdorimit dhe keqmenaxhimit të pasurisë publike.

Sipas LDK-së, akuzat në drejtim të kësaj partie vijnë si pasojë e mospunës dhe neglizhencës.

“Në vend se pas 16 muajve t’ia fillojë punës, ai del e tenton ta mashtrojë publikun me të pavërteta. Në vend që të punojë për zhvillim, ai po tenton të bëhet ‘hetues’. Tendenca për ta mbuluar me të kaluarën dhe me gjetje që i kanë dalë gjatë qeverisjes së tij është tregues që Gjilani tani është në depresion zhvillimor dhe është pa kryetar, fatkeqësisht”,

“Si LDK, do të vazhdojmë të jemi të durueshëm, të sjellshëm e politik-bërës në Kuvendin Komunal dhe nuk do të lëmë mjet e metodë pa e shfrytëzuar për të ecur përpara projektet tona sepse ato janë për të mirën e komunitetit”, thuhet mes tjerash në komunikatën për media nga zyra për marrëdhënie me publikun e LDK-së, Dega Gjilan.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

Hyseni: Ju paraqes tri raste të keqpërdorimit dhe keqmenaxhimit të pasurisë publike


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button