Show-Biz

Xhuli Nura reagon me një postim në Instagram pas daljes nga BBVK: Nëse jo vendin e parë, unë fitova zemrat dhe dashurinë tuaj

Modelja nga Drenica, pas daljes nga shtëpia e famshme si e treta në finale ajo ka marrë disa ditë që të ambientohet me jetën jashtë pas 103 ditësh qëndrimin brenda.

Xhuli së fundmi përmes një postimi në Instagram ka reaguar për herë të parë që kur doli nga BBVK.

Sipër një imazhi të saj, ajo ka bashkangjitur një shkrim të gjatë ka falënderuar fansat dhe mbështetësit e saj.

Foto: Juliana Nura/Instagram

Xhuli tha se ndonëse nuk fitoi vendin e parë ajo ka marrë zemrat, dashurinë dhe respektin e fansave.

Tutje, modelja tha se do të vazhdojë të përmend ‘forcën e gruas derisa shoqëria maskiliste të kuptoj rëndësinë dhe peshën e gjinisë femërore’.

Më poshtë postimi i plotë i Xhuli Nurës në Instagram:

“Përshëndetje!

Nuk e di nga të filloj të shkruaj për të gjithë ju, ju që më mbështet nga jashtë kur isha e sulmuar brenda, ju që besuat në mua dhe që më lartësuat si gruaja e parë e këtij formati.

Nëse jo vendin e parë, unë arrita të kem zemrat, dashurinë dhe respektin tuaj! Zemra mal po më bëhet kur po e shoh suportin dhe kujdesen që keni treguar ndaj meje, 13 herë isha e nominuar dhe ju më mbajtët!

Dhe po, pa e zgjatur shumë, e kam përmendur dhe do ta përmend “Forcën e gruas” çdo ditë, deri sa shoqëria maskiliste të kuptoj rëndësinë dhe peshën tonë!

Edhe njëherë, mos kini frikë ta vini në jetë ndikimin tuaj pa druajtje apo shfajësim. Duhet të jini gjithnjë gati për t’iu përgjigjur në mbrojtjen tuaj kudo dhe kujtdo që ju kërkon shpjegime për shpresën që është në ju!

Ju dua pa fund! Pa fund!”.

/Telegrafi/




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button