Kosova

Abdixhiku, agjëruesve: Në emër të LDK-së, ju uroj agjërim të lehtë e pranim të lutjeve

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka uruar besimtarët muslimanë në prag të fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Abdixhiku tha se dita e nesërme për të gjithë besimtarët myslimanë shënon fillimin e një muaji sa të veçantë shpirtërisht, po aq edhe sfidues fizikisht.

“Në këtë muaj të sakrificës, shpresës dhe ngadhënjimit, le të gjejmë paqen, mirëkuptimin e kujdesin ndaj njëri tjetrit. Në veçanti, le të gjejmë solidaritenin ndaj atyre në nevojë”, shkroi Abdixhiku në një postim në Facebook.

“Agjëruesve, në emër të LDK-së, ju uroj agjërim të lehtë e pranim të lutjeve”, shtoi ai. /Klankosova.tv

 


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button