Kosova

Arrestohet Knezheviq, ndihmësdrejtor i Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi për Luftimin e Krimit të Organizuar

Ndihmësdrejtori i Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi për Luftimin e Krimit të Organizuar, Dejan Knezheviq, është arrestuar për shkak të lidhjes së tij të dyshuar me një grup të arrestuar së fundmi, të cilin Prokuroria Speciale e shtetit malazez (SST) e akuzon për krijimin e një organizate kriminale dhe kontrabandë droge, raporton Vijesti, transmeton Klan Kosova.

Tutje bëhet e ditur se sipas të njëjtave informacione, anëtarët e Departamentit të Policisë Speciale (SPO) ia kanë hequr lirinë Knezheviqit pak pas orës 17:00.

“Prokuroria Speciale e Shtetit do ta informojë publikun me kohë për veprimet e saj të mëtutjeshme dhe gjendjen e procedurës, dhe posaçërisht theksoj se autoritetet shtetërore, mediat, shoqatat e qytetarëve, fytyrat publike dhe personat e tjerë janë të obliguar t’i përmbahen prezumimit e pafajësisë dhe të mos bëjnë deklaratat e tyre publike për procedurën gjatë rrjedhës së procedurës, të mos cenojnë rregullat tjera të procedurës dhe të drejtat e personit ndaj të cilit zhvillohet procedura”, tha prokurori i shtetit dhe zëdhënësi i SDT-së, Vukas Radonjiq.

Edhe Administrata e Policisë ka konfirmuar zyrtarisht se Knezheviqi është arrestuar, duke mos zbuluar më shumë detaje.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button