Shqiperia

Burg për ish-inspektorin Agjencisë së Trajtimit të Pronave/ I përfshirë në 14 raste korruptive, “zhvaste” deri në 2 milion lekë

schedule13:29 – 22 Mars, 2023

Gazetari i ABC News, Ermal Vija ka dhënë të tjera detaje në lidhje me arrestimin e ish-inspektorit të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Ilir Kapetani.

Vija raporton se Gjykata ka lënë fuqi masën e marrë pak ditë më parë atë “arrest me burg”, ndërsa 6 persona të tjerë është dhënë masa “detyrim paraqitje” , e 2 të tjerë me “arrest shtëpie”.

Sipas gazetarit, Kapetani është shprehur se ka pasur lidhje me korrupsionin dhe se ka zbatuar vetëm procedurat sa i takon trajtimit të dosjeve të qytarëve apo trashëgimtarëve të ish-pronarëve sa i takon më pas edhe kompesimit, por prokuroria pretendon se ai është përfshirë në të paktën 14 raste.

Sipas Prokurorisë qytetarë të ndryshëm i kanë afruar atij shumë parash deri në 200 mijë lekë të reja në këmbim të përpilimit të dosjeve për përfitimin monetar sa i takon trashëgimtarëve të ish-pronarëve.

Të gjitha kato kanë dalë në dritë  nga disa biseda të përgjuara, ndërsa personat e tjerë të përfshirë në këtë çështje janë shprehur të mashtruar nga Kapetani.r.t/abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button