Show-Biz

Ed Sheeran qan në dokumentarin e tij, flet për gruan dhe mikun e ngushtë që i vdiq – Privé

Këngëtari Ed Sheeran ka qarë derisa ishte duke folur për shëndetin e gruas së tij dhe vdekjen e papritur të mikut të tij më të mirë, Jamal Edwards, kjo në një sekuencë të dokumentarit për jetën e tij që është publikuar dje nga Disney Plus.

32-vjeçari, shihet duke qarë derisa ishte i ulur në ulësen mbrapa në një makinë që ishte në ecje.

Ed tha se gati ishte në fazë depresioni, pasi që gruaja e tij u diagnostikua me një tumor derisa ishte shtatzënë vitin e kaluar.

Pos kësaj, ai tha se ndikim pati edhe vdekja e mikut të tij, i cili vdiq në shkurt të vitit 2022 nga ataku në zemër.

Rrëfimet e plota të jetës së tij dhe karrierës muzikore që e ka Ed Sheeran i ka paraqitur në dokumentarin e quajtur “The Sum Of It All”, i cili do të transmetohet më 3 maj. Dje është publikuar vetëm traileri i tij.

 


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button