Kosova

Kurti tash u kapet analistëve: Po provojnë ta gjejnë fjalën ‘’asociacion’’ që s’është askund

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është shfaqur kritik ndaj komenteve që po bëhen ndaj tij për termin vetëmenaxhim, ku siç tha, nuk përkon me asociacion në aneksin e 18 Marsit.

Sipas tij, kjo meqë, asociacion, nuk figuron askund në marrëveshje, tha ai në Televizionin Publik, transmeton klankosova.tv.

”Në vend se të jemi në ofansivë me arenën ndërkombëtare, nuk do duhej kaq kollaj ta pranojnë ofenzivën e Serbisë, për një formulim që s’është askund”.

”Duhet shumë kreativitet dhe imagjinatë, që vetëmenaxhimin ta bëjmë asociacion”.

”Unë po e shoh, me aq sa kam vërejtur, nëpër studiot televizive, të gjithë janë bërë artista se si ta interpretojnë vetëmenaxhimin si asociacion, a fjalën asociacion nuk e ke”.

”Nuk po flas për media. Po flas vetëm për njerëz, analista politikë të cilët, në vend se ta ndihmojnë ofenzivën e Kosovës në katër nenet e para, provojnë ta gjejnë fjalën ”asociacion” që s’është askund”.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button