Kosova

Osmani lavdëron Kurtin për “përballjen me presionin ndërkombëtar” në Ohër (VIDEO)

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, të mërkurën është deklaruar për takimin e 18 marsit në Ohër, të zhvilluar mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

E këtij të fundit, sipas Osmanit iu deshën veç 24 orë për të kundërshtuar zbatimin e marrëveshjës evropiane.

Pikërisht ky kundërshtim, sipas shefes së shtetit, mund të sjellë dështim të zotimeve që u bënë para Josep Borrell e Miroslav Lajçak.

Edhe pas kalimit të këtyre ditëve, Osmani thotë se e ka zor të besojë atë që ndërmjetësuesit e dialogut ia vendosën në tavolinë Kurtit, më 18 mars.

Për rezistencën ndaj asaj që e quajti, presionit ndërkombëtar, ajo e lavdëroi kryeministrin Kurti.

Trysnia sipas Osmanit duhet të zhvendoset te pala serbe që të zbatojë atë për çka u dakordua e që sipas saj në esencë është njohje e pavarësisë së Kosovës.

Për këtë pjesë jo edhe aq, por sqarimet për kuptimin e vetëmenaxhimit të serbëve qe i nevojshëm.

“Tek neni 7 ajo që quhet ‘vetëmenaxhim’ nga komuniteti ndërkombëtar është interpretuar si zbatim i obligimeve që Kosova ka marrë në vitin 2013. Kjo për mua si presidente e Republikës së Kosovës nënkupton respektim të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ashtu siç kam thënë nga viti 2015 e tutje”, tha Osmani.

Ankesi i marrëveshjës që u shtua në Ohër sipas presidentës është jo i kompletuar, pasi nuk parasheh sanksionet që mund të kenë palët që nuk e zbatojnë atë.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button