Shqiperia

Politikat që do të ndjekim që studentët e mjekësisë të mos largohen – Abc News

Kryeministri Edi Rama ishte në Spitalin e ri Qëndror në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” që hapi dyert e shërbimit për pacientët.

Ndër të tjera Rama, nuk harroi të përmendte studentët e mjekësisë si edhe fenomenin e largimit të tyre në, e për këtë bëri me dije janë gati politikat që do të bëjnë që këta studente të qëndrojnë në Shqipëri.

“Dhe për këtë arsye, ne do të kombinojmë disa masa detyrimisht dhe patjetër që ne nuk mund ta vazhdojmë, e kam thënë disa herë dhe po e përsëris, përpara se të formësojmë edhe një politikë të caktuar për këtë, në vijim, që të financojmë studimet në mjekësi me një ndarje me studentët që është absolutisht e kuptueshme, tërësisht e pranueshme kur studentët qëndrojnë në Shqipëri,”  tha ndër të tjera Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Nuk është vetëm një fenomen i Shqipërisë dhe faktikisht ata që kanë lëvizur dhe kanë shkuar përpara, kanë krijuar një reputacion shumë të mirë, gjë që bën që që nga Gjermania, por edhe nga disa vende të tjera, ata që vijnë nga Universiteti i Mjekësisë në Shqipëri, konsiderohen me një nivel të pranueshëm për t’u integruar me shpejtësi në tregun  e atjeshëm të punës në shërbimin shëndetësor.

Dhe për këtë arsye, ne do të kombinojmë disa masa detyrimisht dhe patjetër që ne nuk mund ta vazhdojmë, e kam thënë disa herë dhe po e përsëris, përpara se të formësojmë edhe një politikë të caktuar për këtë, në vijim, që të financojmë studimet në mjekësi me një ndarje me studentët që është absolutisht e kuptueshme, tërësisht e pranueshme kur studentët qëndrojnë në Shqipëri. Por nuk mundet dot Shqipëria të financojë shërbimin shëndetësor gjerman. Këtë ia kam thënë edhe palës gjermane, por pala gjermane shikon interesin e vet, ndërkohë që ne nuk mund dot të cënojmë interesin tonë dhe nuk mund të pranojmë që një student në mjekësi, të paguajë 1/16 e kostos së studimit dhe të gjithë pjesën tjetër ta paguajë shteti duke mbuluar një kosto, e cila është 15 pjesë më e lartë sesa tarifa, me kontributet e taksapaguesve dhe në fund studenti të marrë diplomën e të iki në Gjermani apo kudo qoftë tjetër.

Patjetër që ne nuk mund të ndalojmë lëvizjen e lirë dhe nuk mund të mbajmë askënd me zor në Shqipëri, por ama, do të bëjmë një politikë tërësisht të diferencuar të kostos dhe të tarifës, në raport me angazhimin dhe me konkretizimin e angazhimit për të qëndruar në Shqipëri për një periudhë kohe të caktuar, jo përgjithmonë, por për një periudhë kohe të caktuar dhe kjo është gjëja më normale./abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button