Shqiperia

Shkaktuan dy aksidente rrugore, vihen në pranga dy shoferët në Dibër – Abc News

 

Dy drejtues mjetesh janë vënë në pranga nga policia në Dibër, pasi kanë shkaktuar dy aksidente rrugore.

Shtetasi L.C, 25 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij aksidentoi një 72-vjeçar, i cili ndodhet në spital, ndërsa shoferi i dytë, shtetasi E.K, 25 vjeç përplasi një motomjet duke shkaktuar dëme materiale.

Nga verifikimet ka rezultuar se se ky i fundit drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe pa u pajisur me leje drejtimi.

Njoftimi:

Dibër/Shkaktuan dy aksidente rrugore arrestohen në flagrancë dy drejtues mjetesh.

✅Njëri nga drejtuesit aksidentoi një këmbësor,  ndërsa  drejtuesi i  mjetit tjetër ishte në gjendje të dehur dhe i pa pajisur me leje drejtimi.

Nga shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Dibër u arrestua në flagrancë shtetasi L.C., 25 vjeç, banues në Gjoricë, pasi duke drejtuar mjetin e tij,  ka aksidentuar një 72-vjeçar( këmbësor), i cili ndodhet në spital.

E.K., 25 vjeç, banues në Burrel, pasi duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me një motomjet duke shkaktuar dëme materiale. Nga verifikimet ka rezultuar se 25-vjeçari drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe pa u pajisur me leje drejtimi.

Policia Rrugore e Dibrës apelon për drejtuesit e mjeteve dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës, për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.r.t/abcnews.al

 

 




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button