Shqiperia

“Sofistikimi” i krimit, Karamuço zbulon metodat e reja që po përdorin trafikantët – Abc News

schedule22:22 – 22 Mars, 2023

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar në emisionin “Bardh a Zi” në Abc News, duke folur për krimin e organizuar tha se tanimë kanë ndryshuar metodat e trafikimit të lëndëve narkotike. Duke qenë se janë shtuar kontrollet, trafikantët po përdorin të ashtuquajturën metoda meksikane.

“Është forcuar kontrolli mbi territorin. Ka ndryshuar struktura dhe është përshtatur një strukturë për vijimin e kultivimit të lëndës narkotike. Përveç se kemi pasur vëzhgim ajror nga Guarda Di Financa, ne kemi edhe dy satelitë që monitorojnë territorin. Kjo e përkthyer në gjuhën e krimit, hajde gjejmë një mundësi të re.

Kërkon edhe një sjellje të re policore. Tani shikohet uji dhe energjia. Janë sjellë llampa të reja që nuk harxhojnë energji elektrike. Kishim problemin e importit të kokainës dhe eksportit që kemi të lëndës tonë të kanabis. Përpara këtyre ka disa pengesa si skaneri dhe qeni që bën nuhatjen.

Kanë marrë metodën meksikane. Pasi bëhet presimi i lëndës, plastifikohet, lyhet me graso dhe vendosen letra karboni dhe përtej kësaj bëhet me një spraj që vjen nga disa salca pikante meksikane, të përziera me alkool ose ujë që qeni sapo fillon për të nuhatur i krijohet një shqetësim dhe largohet.

Deri këtu kanë arritur. Këta janë formular e reja sepse është forcuar shteti.“, tha Karamuço./abcnews.al

 

 

 




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button