Kosova

Valentina Metaj, futbollistja që refuzoi Suedinë për ta përfaqësuar Kosovën (VIDEO)

Ishte vetëm 17 vjeçare kur për herë të parë zhvilloi ndeshje në fushën e tempullit “Fadil Vokrri”.

E për të lënë gjurmë në stadiumin legjendar i’u deshën vetëm dy minuta. Valentina Metaj kishte shënuar gol në miqësoren që e kishte fituar Kosova 4-0 ndaj Maqedonisë së Veriut në konkurrencën e femrave.

Por nuk ishte hera e vetme që ajo shënoi me fanellën e “Dardaneve”, pasi ajo në gjashtë paraqitje ka shënuar katër gola e ka dhuruar dy asistime tek shoqet e kombëtares.

Bile, 18 vjeçarja refuzoi për të luaj me Suedinë në Kampionatin Evropian për ta përfaqësuar Kosovën.

Valentina Metaj ka shijuar sezon fantastik edhe me ekipin e saj në Suedi, IFO Bromolla.

Madje, Metaj është lidere tek klubi suedez Bromolla, pasi ajo veç kontributit gjatë ndeshjes, gjuan edhe  penalltitë, si dhe merr përsipër edhe gjuajtjet e lira.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button