Kosova

Vushtrria me larje ekstra të rrugëve për Ramazan (VIDEO)

Pos mbledhjes së mbeturinave, nga kjo javë punëtorët e kompanisë “Përparimi” do të kujdesen edhe për pastërtinë e rrugëve në Vushtrri.

Kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi, i tregon arsyet se pse u mor ky vendim.

“Është vetë koha, e edhe për shkak të muajit të shenjtë të Ramazanit, e kemi fut në agjendë me i la dy herë në javë”, tha ai, raporton Klan Kosova.

Por, kjo ndërmarrje kujdes edhe më të shtuar do të ketë në disa zona ku ka nevojë të ketë pastrim tri herë në javë.

Qytetarët që e mirëpritën këtë, thonë se një pjesë të kujdesit duhet ta kenë edhe ata vetë.

Nga komuna bënë të ditur se pasi që i është rritur numri i shërbimeve punëtorëve të pastrimit “Përparimi”, nga 1 prilli pagat do i marrin me 20 për qind rritje. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button