Kosova

Zëdhënësi i Qeverisë del me sqarim për deklaratën e Kurtit për asociacionin: S’tha diçka të re

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka dalur me një sqarim rreth një deklarate të kryeministrit Albin Kurti, i cili pranoi sonte se në planin evropian ka asociacion.

Siç thotë Kryeziu, shefi i tij, i pari i qeverisë, ka thënë diçka të zakonshme, meqë thekson se është përgjigjur për përmbajtjen e plotë të propozimit evropian, transmeton klankosova.tv.

”Kryeministri Kurti nuk tha diçka të re lidhur me Asociacionin. Ai dha përgjigje për tërësinë e Propozimit Evropian, përkatësisht për nenin 10 të tij i cili flet për të gjitha marrëveshjet e deritanishme, plot 39 sosh, shumicën e të cilave nuk i respekton e zbaton Serbia e për vetëm njërën ka vendim të Gjykatës Kushtetuese. Asociacion ndodhet te dy ish marrëveshje për shkak të nënshkrimeve të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit që janë aty”.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button