Shqiperia

Berisha kallëzohet për shpifje, Taulant Balla ka kallëzuar edhe Floriana Garon – Abc News

schedule12:30 – 23 Mars, 2023

Kyetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është thirrur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme (GJKKO). Ka qenë një seancë ku kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka kallëzuar, ish kryeministrin Berisha dhe zëdhënësen e tij, Floriana Garo me akuzën e shpifjes.

Sipas Ballës, bëhet fjalë për një deklaratë, të bërë publike nga Berisha e Garo sa i takon përfshirjes së emrit të tij në vrasjen e avokatit Ravik Gura, ngjarje e ndodhur në Elbasan, që është edhe duke u hetuar nga Prokuroria e Posaçme.

Në përfundim të seancës Balla i ka cilësuar shpifje këto deklarata dhe ka dhënë edhe një deklaratë për mediat.

“Kam paditur Sali Berishën dhe funksionarë të tjerë të PD. Koha kur mund të vjellësh vrerë e të hedhësh baltë, ka përfunduar Është koha për të mbajtur përgjegjësi. Unë kam fituar me Bashën do fitoj edhe me Berishën.” -u shpreh Balla./abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button