Shqiperia

Gërdeci/ Mediu në Gjykatë, GJKKO vendos sot për nisjen ose jo të shqyrtimit të dosjes – Abc News

schedule11:10 – 23 Mars, 2023

Sot në orën 14:00 pritet të zhvillohet seanca për Fatmir Mediun, ku gjyqtarja Irena Gjoka do të vendosë nëse do të kalojë apo jo për shqyrtim dosjen për ish-ministrin, i cili akuzohet për ngjarjen e Gërdecit ku humbën jetën 26 persona.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija bën me dije se seanca e mëparshme është shtyre për shkak se prokurori, Klodian Braho ka qenë jashtë vendit.

Kujtojmë që Mediu i ka mohuar të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij duke u shprehur se ky është një proces i politikisht. Ai akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.

Me herët është thirrur për të dëshmuar edhe djalit ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha edhe ish-ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi, të dy këta të thirrur si persona që kanë dijeni për ngjarjen dhe jo si të akuzuar.r.t/abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button