Show-Biz

Katër banorë të Big Brother VIP Albania kanë nisur agjërimin e muajit të Ramazanit

Katër banorë të Big Brother VIP Albania kanë nisur agjërimin e muajit të Ramazanit

Sot (23 mars) besimtarët myslimanë kanë nisur agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Urimet për muajin e Ramazanit kanë ardhur nga figurat politike, artistë dhe të famshëm të tjerë që uruan që të ketë paqe e mbarësi.

Foto: Screenshot/TikTok

Ndërkohë, edhe disa prej banorëve të Big Brother VIP Albania kanë zgjedhur që të nisin agjërimin edhe brenda shtëpisë së famshme.

Tre prej tyre, Nita, Fotinia dhe Gerti mbrëmë janë zgjuar bashkë për të përgatitur syfyrin e parë, ndërkohë sot në mëngjes edhe Qetsori tha se po planifikonte që të mbante agjërimin.

@luizejlli_bigbrother Zoti ja u pranoft🤲 #bigbrothervipalbania #bbva #meluizin #viral ♬ Ramazan – Elmedin Hasani

Theksojmë që përgjatë muajve që banorët e BBVA kanë shijuar rrugëtimin e tyre ata gjithashtu u kanë kushtuar rëndësi festive të ndryshme si kombëtare ashtu edhe fetare.

Ndryshe, kujtojmë që këtë javë në nominim ndryshe nga herët e tjera janë vetëm dy banore, Olta dhe Kiara – njëra prej tyre pritet të eliminohet të shunën (25 mars). /Telegrafi/




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button