Show-Biz

Luizi paralajmëron Kiarën: Kur të dalësh jashtë do të dëgjosh shumë gjëra për mua

Një nominim mes Olta Gixharit dhe Kiara Titos ka nisur disa debate dhe diskutime të shumta në mes të banorëve.

Dita e shtunë do të jetë vendimtare se cila nga vajat do të largohet nga gara për çmimin e madh, por shumë prej tyre kanë aluduar se Kiara mund të jetë ajo që do të eliminohet.

Një pretendim të tillë e kanë bërë edhe vetë Kiara me Luizin duke thënë që mes saj dhe Oltës më e rrezikuara është moderatorja.

Foto: Kiara Tito/Instagram

Pas kësaj, Luizi ka tentuar që ta paralajmërojë Kiarën për gjërat që mund të dëgjoj për të në rast se eliminohet.

Duke qenë që lidhja e tyre nisi në kushte të pazakonta, Luizi nuk kishe mundësinë që t’i tregonte shumë gjëra nga jeta e tij private, prandaj një paralajmërim për atë që do të mund të kuptonte pas daljes nga BBVA, këngëtari ia bëri mbrëmë (e mërkurë) teksa po qëndronin bashkë në shtrat.

@dorma_cosmetics #bbv2 #luizejlli #bigbrothervipalbania #kiara #viral #fypシ ♬ original sound – Dorma_cosmetics

“Kur të dalësh jashtë do të dëgjosh shumë gjëra për mua që kanë thënë, a do të ndikojnë këto te e unë e te ti, do të thonë e ka për lojën Kiarën, e beson ti këtë”, i tha Luizi.

Më pas, Kiara e pyeti nëse bëhej fjalë për ndonjë gjë të rëndë apo vese të këqija që ai mund të ketë.

“Pse çfarë ke bërë ti që të tmerrohem unë, ku ka zë s’është pa gjë, ke ndonjë gjë së nuk ma ke thënë që është e rëndë, se nuk të njoh fare nga jashtë, çfarë ke bërë në të kaluarën, vese të këqija”, iu drejtua Kiara.

@dorma_cosmetics #bbv2 #luizejlli #bigbrothervipalbania #kiara #viral #fypシ ♬ original sound – Dorma_cosmetics

“Kujt i thua e rëndë, kam bërë gjithçka, nuk më ka mbetur asgjë merak” , tha tutje Luizi.

Theksojmë që pas daljes në nominim të Kiarës me Oltë, Luizi u shpreh se në rast të eliminimit të moderatores ai do të largohej bashkë me të. /Telegrafi/




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button