Shqiperia

Përgjimet/ Nga “pluhur zane” te “vëllai i madh”, 4 kodet që përdornin shpërndarësit e drogës afër shkollave – Abc News

schedule11:12 – 23 Mars, 2023

TIRANË- ABC News mëson detaje të reja nga operacioni i djeshëm i Policisë së Tiranës, për arrestimin e 20 personave dhe 4 të tjerë në kërkim që shisnin drogë, kryesisht në afërsi të shkollave.

Nga përgjimet mes të arrestuarve, kodet që ata përdornin për kokainën ishin si ‘pluhur zane’, ‘vëllai i madh’ nëse bëhej fjalë për sasi të madhe kokaine dhe ‘vëllai i vogël’ nëse ishte sasi më e vogël, si 0.5 gram apo 1 gram kokainë.

Ndërsa për shitjen e kanabisit, anëtarët e dy grupeve përdornin kodin ‘seqe’, duke specifikuar përkatësisht edhe sesa qese shisnin. Pjesa më e madhe e kanabisit shitej te ‘Petro Nini’. Një nga të arrestuarit, Dorjano Çela ishte personi që kishte siguruar klientët në këtë gjimnaz.

Sipas burimeve, një nga vajzat e shpallura në kërkim, rezulton sipas sistemit TIMS dhe është larguar në Itali më datë 14 mars, një javë para operacionit. Shtrirja e aktivitetit të tyre ishte e ndarë në 11 zona të ndryshme duke përfshirë këtu 28 lagje. Anëtarët e grupeve ndaheshin në nën grupe të vogla me 2, 3 apo 4 anëtarë. Numri më i lartë, me 4 anëtare ishte në zonën e Bllokut, Kombinatit dhe në Yzberisht.




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button