Shqiperia

“Zoti më dha një sinjal, zgjohu që të shpëtosh familjen”/ Rrëfimi i të riut që shtëpia iu shkrumbua nga flakët – Abc News

Për nënën, dy motrat dhe vëllanë e vogël, ai është i gatshëm të japë edhe jetën. Ky djalë quhet Adhurimi, është veçse 21 vjeçar por në shpatullat e tij peshon një barrë e madhe. Ai, motrat dhe vëllai janë rritur vetëm prej nënës, Shqipes… i ati nuk qe kurrë aty.

Që në moshë të vogël dhe si më i madhi i fëmijëve, Adhurimi e ka ndjerë për detyrë të tij që t’i dalë në krah të ëmës duke punuar, duke e ndihmuar dhe duke u kthyer në një shtyllë për familjen.

Vetëm pak ditë më parë veçse, shtëpia e familjes nga Kosova, u përpi nga flakët. Të gjithë ishin në gjumë në momentin që nisi zjarri… i vetmi që u zgjua në kohë ishte pikërisht Adhurimi. 21 vjeçari rrëfen për “Shqiptarët për Shqiptarët” se i ngjau sikur Zoti i dërgoi një sinjal, i tha zgjohu e shpëto familjen.

Me sensin e sakrificës dhe detyrës, ky djalë ishte arsyeja se përse sot dy motrat, nëna dhe vëllai i vogël janë të gjithë gjallë sot.

Adhurimi: Ishte ora 2:54 e natës, ishim të gjithë në gjumë. Veç pas meje që… Zoti ma ka dërguar një sinjal, që zgjohu prej gjumit… zgjohu se duhet me shpëtu familjen! Në momentin që kam dalë tek dera, kam menduar se fqinji ka ndezur diçka, pyesja nga po vjen ky tym. Kam hipur në pjesën e sipërme të shtëpisë, aty kam parë tymin e madh. U ngjita në tavanin lart… atje ishte e pamundur të shpëtoje diçka.

Në këtë moment të rrëfimit, Adhurimit nis t’i dridhet zëri… me të vërtetë mundi të shpëtojë familjen, por e brend ndërgjegja që s’mundi të shpëtojë banesën.

“Jam mundu me e fik zjarrin, se ajo kishte fillu me bërë të vetën. Mandej zjarri e kaploi tërë shtëpinë… u dogj e tëra (qan). Kam vrapuar, kam hyrë brenda dhe kam nxjerrë jashtë familjen. Kam njoftuar pastaj organet kompetente për të ardhur sa më shpejt.”-tregon i riu nga Kosova.

E gjithë familja ka mbetur në mes të katër rrugëve tashmë dhe për Adhurimin, kjo është një barrë e rëndë.

“E kujtoj fëmijërinë time, punën time, në secilën pjesë të kësaj godine ka një pjesë të fëmijërisë sime. U shua e gjithë ëndrra jonë, shtëpia që e kemi ndërtu me djersë e mund… u bë shkrumb e hi për vetëm 10 minuta.”-thotë Adhurimi./abcnews.al

 

 




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button